EMRI/ Humb jetën tragjikisht në vendin e punës 53-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga lartësia prej 6 metrash!

12 December 2024, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Humb jetën tragjikisht në vendin e punës 53-vjeçari
Lulzim Buci

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci.

Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai po  punonte u shemb.

Bashkë me 53-vjeçarin u aksidentua edhe një punonjës tjetër 31 vjeç maroken, i cili mbeti i plagosur.

Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Video