Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.
Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri nga Kryeministri ku i beson drejtimin e Postës Shqiptare, Drejtorit te Deges Rajonale te Elbasanit Ardit Demirit.
Demiri prej gati 5 vitesh ka drejtuar Degen Rajonale te Elbasanit.
Me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të Zyrës së Punës Elbasan, në vitet 2013 – 2017, ku spikati si një nga drejtoritë me të rezultatet më të larta duke i besuar më pas postin e Prefektit të Qarkut Elbasan.
Ai ka patur një karrierë të gjatë si pjesë e forumeve të larta drejtuese në PS e Elbasanit. Në vitin e fundit ai u bë pjesë e një procesi publik në PS ku garoi publikisht per Kryetarin e PS Elbasan.