ARRESTIMET e policisë me urdhër të SPAK, në PRANGA ish-kandidati për kryebashkiak në Roskovec!

1 March 2025, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ARRESTIMET e policisë me urdhër të SPAK, në PRANGA
Sali Berisha/ Erdit Hazizaj

Nga një operacion i SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe AMP, janë lëshuar në total 10 masa sigurie.

Ndër personat, për të cilët është lëshuar urdhër-arrest është edhe kandidati për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën siglën e PD, Erdit Hazizaj.

Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Emri i Hazizaj dhe i efektivëve të tjerë mësohet se ka dalë në Sky Ecc.

Erdit Hazizaj humbi në zgjedhjet e vitit 2023 në Roskovec përballë kandidates, Majlinda Bufi.


Video