EMRAT/ E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë!

30 September 2025, 13:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e
Kavajë

Një rast i paprecedentë është shënuar në Kavajë, ku një 48-vjeçar dhunoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Oltion Dauti pas ndërprerjes së kontratës së punës në këtë ndërmarrje.

I arrestuari Altin Allajbej përveçse e ka goditur me grusht gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.


Video