Ekzekutimi i policit në Fier dyshohet për gjakmarrje, babai i tij kishte vrarë një person në Has (FOTO-EMRAT)

13 May 2024, 15:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekzekutimi i policit në Fier dyshohet për gjakmarrje, babai i tij
Vendi i vrasjes së policit në Fier

Ekzekutimi i policit të “Shqiponjave” në fshatin Baltëz të Fierit dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

Viktima është 28-vjeçari Novruz Cenalia, me origjinë nga Tropoja. Ai u qëllua teksa ishte i veshur me uniformën e policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin.

Ndërsa autori është identifikuar si 23-vjeçari  Asllan (Azgan) Mërnica, dhe është shpallur tashmë në kërim teksa forca të shumta të FNSH dhe RENEA janë vënë në ndjekje të tij.

Asllan Cenalia, babai i viktimës, mësohet se ka qënë polic në Has dhe më pas është zhvendosur në Fier.  Në Has, në vitin 1997, ai dyshohet se ka vrarë shtetasin Sali Harhulla, por ka marrë pafajësinë për këtë krim.

Drejt Fierit është nisur me urgjencë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.



Video