EKZEKUTIMI i 30 vjeçarit në Vlorë, publikohet FOTOJA e Kristian Markut: La pas një fëmijë të mitur!

14 January 2025, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EKZEKUTIMI i 30 vjeçarit në Vlorë, publikohet FOTOJA e Kristian
Kristian Marku

Publikohet fotoja e 30 vjeçarit të vrarë dje në Novoselë të Vlorës.

Familja ka hapur dyert e mortit në Rrëshen, ndërsa i riu do të përcillet për në banesën e fundit nesër.

Burime për VoxNews thanë se, viktima ishte babai i një fëmije të mitur.

Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Bardhi e Reçi në Rrëshen të Mirditës duket se po merr ende jete edhe pas ‘luftës’ prej afro 29 vitesh.

I riu Kristian Marku, alias Kristi Bardhi, u ekzekutua mbrëmjen e 14 janarit teksa udhëtonte me makinë në drejtim te Vlorës.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hakmarrja mes këtyre dy fiseve, ndërsa policia ka bastisur banesën e familjarëve të Kastriot Reçit në Rrëshen.

4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre Saimir e Martin Reçi, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në polici, por ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit. 

Saimir Reçi u shpëtoi plumbave që Kristian Marku lëshoi drejt tij në një atentat në 2023.


Video