Ekstradohet nga Kosova vrasësi me pagesë, Arben Lamçja!

23 August 2024, 13:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekstradohet nga Kosova vrasësi me pagesë, Arben Lamçja!
Arben Lamçja

Vrasësi me pagesë, Arben Lamçja është ekstraduar nga Kosova për llogari të autoriteteve shqiptare. Lamçja ishte në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të vëllezërve Çopja në Elbasan.

Për të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminale dhe organizata kriminale” parashikuar nga nenet 80, 28/1, 287, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Në periudhën Tetor-Nëntor 2020 Arben Lam֛çja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gegely alias Franc Copja, ku është takuar me personin që do të kryente vrasjen.

Personi që do të kryente vrasjen i ka kërkuar Arben Lam֛çja me shume të dhëna në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani si makina që lëviz, numrin e telefonit apo vendndodhjen e tij. Për vrasjen e Nuredin Dumanit rezulton të jene ofruar 250.000 Euro për kapjen e tij dhe 500.000 Euro për ekzekutimin/vrasjen.

Gjithashtu Arben Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Gergely se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen se bashku me njerëzit e tij. Gjithashtu Arben Lam֛çja është person i besuar i Franc Gegely duke menaxhuar vlerat monetare CASH, të cilat me pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme për llogari të Franc Gegely. Këto pasuri të paluajtshme janë regjistruar në emër të  familjareve të Franc Gegely i cili është pronari de facto i tyre.

Nëpërmjet një zyre këmbimi valutor, me porosi të Franc Gegely, shtetasi Arben Lam֛çja ka transferuar shuma të konsiderueshme monetare që kanë shërbyer për blerje pasurish të paluajtshme, realizim pagesash për blerje të lëndëve narkotike për llogari të organizatës kriminale.

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme kapjeje dhe ekstradimi po kryhen në kuadër të operacionit policor të posaçëm, të koduar “Para drejtësisë”.

I akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve/mjeteve për të kryer vrasje dhe për pastrim të parave nga veprimtari kriminale, ekstradohet nga Kosova, 50-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, A. L., 50 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. L. ka siguruar kushte/mjete, me qëllim vrasjen e shtetasit N. M., për llogari të shtetasit F. G. alias F. C.. Gjithashtu, dyshohet se për llogari të të njëjtit shtetas, 50-vjeçari ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.


Video