Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u ekstradua nga Spanja.
Ai mbërriti në Rinas mbrëmjen e së martës.
Lulzim Berisha u arrestua më 14 dhjetori 2023 në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005-ën.
Në vitin 2016 ai arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore.
Por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.
Ai u prangos në Spanjë dhe mbante dokumenta bullgare.
GJYQET NDAJ LULZIM BERISHËS:
Në 2012-ën, Lulzim Berisha u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Durrësit për disa krime të rënda, dënim ky që u rrëzua në Korrik të 2014 nga Gjykata e Lartë.
Kjo e fundit e dënoi atë përfundimisht me 25 vjet burg, por vetëm dy vite pas këtij dënimi ai u lirua nga burgu, konkretisht në Dhjetor të 2016.
Katër vite pasi fitoi lirinë, ndaj Lulzim Berishës nis një tjetër proces penal, ku u shpall sërish në kërkim nga drejtësia. Për të SPAK ngriti akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe mikut të tij Artan Arsi, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2005.
Në vitin 2021, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin për lirimin e Lulzim Berishës në 2016 dhe kërkoi rikthimin e tij në burg. Në Maj 2024, Lulzim Berisha ishte ndër personat për të cilët SPAK kërkoi arrestimin në lidhje me një procedim penal.