E TRISHTË/ U vra me thikë nga motra, Amanda do festonte nesër ditëlindjen

3 September 2023, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E TRISHTË/ U vra me thikë nga motra, Amanda do festonte nesër
Amanda Pushani

Amanda Pushani gjeti vdekjen nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku Marsela Pushani po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vitesh.

Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.

Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika.

 


Video