Të tjera detaje dalin nga vrasja e 37-vjeçarjes Amanda Pushani në banesën e saj në Tiranë.
37-vjeçarja dyshohet se është qëlluar nga motra e saj me thikë në bark.
Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën.
Kjo e fundit është arrestuar disa orë pas ngjarjes.
Në dëshminë e saj motra e madhe Marsela Pushani ka deklaruar: "Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”.
Fillimisht familjarët tentuan ta fshehin ngjarjen, duke e raportuar si vdekje për shkaqe natyrale.