SHOKUESE/ Vritet me thikë një grua në banesën e saj në rrugën e Kavajës, arrestohet e motra

3 September 2023, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHOKUESE/ Vritet me thikë një grua në banesën e saj në
Foto ilustruese

Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës. Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t'u marrë në pyetje.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes të dyjave.


Video