Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 62-vjeçar është nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe përdhunuar bashkëjetuesen e tij.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet Q. O. Sipas autoriteve, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Q. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj." thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.