Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 39-vjeçari Klodian Kapedani, ditën e djeshme me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për blerje votash në Kavajë për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Burime bëjnë me dije se në lidhje me të nuk ka patur asnjë kallëzim penal, por është zbuluar nga disa rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të SPAK nga disa personave të tjerë, të cilët janë nën hetim nga SPAK për vepra të tjera panale, por që nuk kanë lidhje me krimin zgjedhor.
Mësohet se bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe gjatë ditës së zgjedhjeve më 14 maj. Në këto biseda nuk janë përmendur shuma parash se sa Klodian Kapedani do u jepte qytetarëve që kontaktonte për të votuar, por u linte vendin e takimit për t’u dhënë paratë.
"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Klodian Kapedani iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit." thuhej në njoftimin për mediat.
Mbi Klodian Kapedanin rëndon akuza e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, teksa mësohet se ai blinte vota për kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" të dyshes Berisha-Meta, Fisnik Qosja, i cili arriti të zgjidhej kryebashkiak.
Kandidati Fisnik Qosja arriti të fitonte zgjedhjet në Kavajë më 14 Maj, me një rezultat të ngushtë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Redjan Krali.
Por, ajo që vlen për t'u theksuar është se siç duket nga përgjimet e SPAK, po dalin vetëm "cironka" të vegjël që japin ndonjë 30 apo 50 mijë leksh për blerje votash, por jo "peshqit" e mëdhenj të biznesit dhe politikës shqiptarë. Ndoshta dalin dhe ata, por SPAK bën sikur nuk i sheh apo nuk i dëgjon.
Për, politikanët më të lartë në Shqipëri janë me dhjetra kallëzime që po zvarriten nga SPAK, një prej tyre është dhe çështja e lobimit për ish-presidentin Ilir Meta.