Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Mirjan Cangoja, 39 vjeç, është shqiptari i cili ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident në zonën e Breshias.
Ngjarja ndodhi rreth orës një të natës midis të enjtes dhe të premtes, ku Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me anësoren.
Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend, ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin.
Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë.
Cangoja është viktima e tretë biçiklist i një aksidenti në provincën, sipas mediave italiane. Pak ditë më parë ndërroi jetë edhe shqiptari Iralt Merdita, i cili vdiq po ashtu në aksident rrugor./Milano-24h