E TRISHTË/ I përmbyset zetori teksa po punonte tokën, vdes 20-vjeçari!

23 June 2023, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E TRISHTË/ I përmbyset zetori teksa po punonte tokën, vdes

Një 20-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Peqin, pasi u aksidentua teksa po punonte tokën me zetor. Ngjarja ndodhi në në fshatin Çengelaj, pasditen e së enjtes.

Bëhet me dije se i riu humbi kontrollin e mjetit duke bërë që zetori të përmbysej dhe ta zinte poshtë.

20-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.

Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video