Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Palasës në Vlorë.
Një person ka ndërruar jetë, pasi u godit nga një fadrom brenda një kantieri ndërtimi.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy orë më parë dhe viktima e incidentit është një 45-vjeçar, shtetasi Kreshnik Haska.
Po ashtu raportohet se drejtuesi i fadromës e ka goditur duke bërë indietro, pasi nuk e ka parë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin 26-vjeçar të fadromës, shtetasin Elidon Pashaj, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.