E rëndë në Tiranë/ Gjendet trupi i 31-vjeçareje në ambientet e një pallati, dyshohet se ka ndërruar jetë ka mbidoza

28 June 2023, 12:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë/ Gjendet trupi i 31-vjeçareje
Foto ilustruese

Një 31 vjeçare është gjendur e pajetë sot nga Policia e Tiranës.

Siç njofton policia, e reja është gjendur në ambientet e një pallati të pabanuar dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkak të mbidozës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës "Bajram Curri", në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video