E rëndë në Tiranë / Asfiksohen dhe humbin jetën nga gazi dy persona

19 December 2024, 18:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë / Asfiksohen dhe humbin jetën nga
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Marie Kraja”, ku dy persona të moshës 56 dhe 47-vjeç të identifikuar si Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu, janë gjetur të pajetë, dyshohet pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit.

Bëhet fjalë për bomblën e ngrohjes që ndodhej në banesë. Pronari i banesës, jetonte në Greqi dhe mbrëmë kishte shkuar së bashku me të afermin e vet për të bërë riparime në banesë, dhe kane qëndruar aty. Dyshohet se rrjedhja ka ndodhur gjatë gjithë natës. Policia është lajmëruar nga të afërmit pasi nuk u përgjigjeshin në telefon.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


Video