E rëndë në Peqin/ Punëtori i Bashkisë humb jetën, bie nga pema që po krasiste

19 February 2024, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Peqin/ Punëtori i Bashkisë humb jetën,
Pamjet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Peqin.

Nga informacionet e para mësohet se një punëtor, 58-vjeçar, i kësaj bashkie ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga lartësia, ku ka qenë duke krasitur pemët.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.


Video