E rëndë në Korçë, hedh grepin në lumë për të peshkuar por e zë korenti

12 September 2022, 15:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Korçë, hedh grepin në lumë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë, pasi një person e ka zënë korenti, teksa ka hedhur grepin në lumë për të peshkuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në Voskopojë.

Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Video