E rëndë në Kolonjë, digjet i gjallë në kasolle 49-vjeçari

18 January 2024, 08:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Kolonjë, digjet i gjallë në kasolle
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Oseckë, afër Leskovikut.

Një person është djegur totalisht në një kasolle/stallë. Mësohet nga informacionet paraprake se viktima është rreth 49 vjeç.

Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 49-vjeçari u largua për te kasollja.

Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 49-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.


Video