E rëndë në Durrës/ Burri plagos me thikë bashkëshorten

10 July 2026, 09:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Durrës/ Burri plagos me thikë

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi plagosi me thikë bashkëshorten 32-vjeçe.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 16/1 të qytetit bregdetar.

E reja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video