“E mora vesh nga mediat që isha në kërkim”, çfarë dëshmoi në polici kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës

7 April 2022, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“E mora vesh nga mediat që isha në kërkim”,

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, ka dëshmuar në polici se vetëm nga mediat e ka marrë vesh që ishte në kërkim.

Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi në polici largimin dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.

34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, deklaroi:

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”.


Video