E lyejnë me benzinë dhe më pas... Momenti kur 4 të rinjtë djegin “Benzin” në Korçë

19 March 2024, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E lyejnë me benzinë dhe më pas... Momenti kur 4 të
Makina e djegur

Ky është momenti kur 4 të rinj i vënë flakën një makine tip “Benz” në Korçë. 

Pak më herët, Policia njoftoi se ata janë arrestuar.

Ndërkohë të rinjtë të moshave, 16, 17 e 18 vjeç kanë shkrumbuar edhe një makinë tjetër.

Në një prononcim për gazetarët është shprehur gjyshja e njërit prej djemve të cilit iu dogj makina orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Na lajmëroi komshija, u ngrit për fëmijën e na tha. Kur shikon, shpejt tha se zjarri. U ngrit djali pastaj, nipi një të nisur me vrap. Ky kishte bërë ca llafe me djem, siç bëjnë këta. E kishin lyer të gjithën me benzinë. E mori komshija në telefon, shpejt se po të digjet makina”, tha ajo.

Motivi? Dyshohet një konflikt i para dy javëve mes të rinjve.


Video