
Vjehrra e nuses nga Librazhdi që u kap me të dashurin në shtratin martesor ka dhënë versionin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë që shkaktoi mjaft debate në shoqërinë e vendit. Sipas saj, nusja nuk thotë të vërtetën në lidhje me ngjarjen në fjalë.
“Nuk e di se kush i ka marrë videot nga celulari. Vetë nuk jam mirë fare. E kam dashur si vajzën time. Kam dy vjet e gjysmë që rrimë bashkë. Djali jonë punonte jashtë dhe ai do ta merrte atje në gushte. Herën e parë I thash që u hap dera jashtë, ajo ma mohoi. Herën e dytë dëgjova zhurmë lartë dhe sërish i thash”, tha vjehrra duke theksuar se ajo e dinte që nusja e djalit kishte dashnor.
“Mesazhi që kam për të është se përse ma bëri atë? Pyeta çunin dhe ai më tha që nuk kemi probleme bashkë”, tha ajo.
Ndërkohë, nusja ndërhyri LIVE duke thënë se ata duhej të kishin turp pse e filmuan.