
Ditën e sotme janë lëshuar 5 urdhër arreste për sulmet kibernetike në Shqipëri, ku pas tyre fshihet Irani. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se këto urdhër-arreste janë lëshuar për punonjës të Ministrisë së Brendshme.
Prokuroria njofton se këta zyrtarë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende publike, akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Prokuroria ka kërkuar ‘Arrest shtëpie’ për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Administratës Publike.
Njoftimi i prokurorisë
Sulmi kibernetik në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria kërkon ‘Arrest shtëpie’ për pesë punonjës IT. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranëkërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP).
Kërkesa bëhet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë. Punonjësit nëfjalëjanë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.
Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.
Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që tëbëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.
Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:
A.I. - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
Altin Sallaku - Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
Rudina Llagami - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
Igli Lubonja - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
Albi Gjeka - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.