“E dua nënën time”, momenti prekës, Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj: Zoti të bekoftë!

3 January 2025, 20:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E dua nënën time”, momenti prekës, Parashqevi Simaku
Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj

Parashqevi Simaku ka arritur të plotësojë dëshirën e saj më të madhe: të takonte djalin e saj.

Parashqevia takuar këtë të premte djalin e saj Luke, ndërsa biznesmeni Elton Iliriani ka publikuar fotot e momentit emocionues.

Ikona e muzikës shqiptare shfaqet krah të birit, duke e përqafuar dhe puthur, një takim që ajo e priste prej vitesh.

“E dua nënën time”, momenti prekës, Parashqevi Simaku

Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.

“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.

Ndërsa i biri teksa Iliriani e pyet si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!


Video