Tjetër rast i rëndë në vend/ Edukatorja e kopshtit shtetëror në Elbasan dyshohet se ka dhunuar të miturin me Autizëm

15 November 2023, 11:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tjetër rast i rëndë në vend/ Edukatorja e kopshtit
Foto ilustruese

Policia ka nisur hetim ndaj një edukatoreje në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur që vuan nga autizmi.

Policia njofton se pas referimit të materialeve në Prokurori për shtetasen O.B, 57 vjeç, po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.


Video