Dy plagë në kokë me armë zjarri, niset drejt Tiranës 17-vjeçarja nga Vlora

14 July 2025, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy plagë në kokë me armë zjarri, niset drejt Tiranës
Pamje nga spitali

Një vajzë 17-vjeçare, e cila mbeti i plagosur me armë zjarri në Vlorë, është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Sipas bluzave të bardha, adoleshentja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma. Sipas mjekëve, ajo ka dy dëmtime në kokë: një në pjesën e syrit, afër tëmthit, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të kokës, ku edhe plumbi ka dalë.

Mjekët thonë se 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji të brendshme.

Sipas policisë, e mitura është vetëplagosur me pistoletë dhe pasi është gjetur në banesë nga familjarët, është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të së hënës, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.

 


Video