Drejtuesi i lartë i Policisë, 10 mijë euro çdo muaj ryshfet nga një call center? Prokuroria: Nuk është e vërtetë, nuk kemi nisur hetim ndaj tij

28 April 2023, 10:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drejtuesi i lartë i Policisë, 10 mijë euro çdo muaj
Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar mbrëmjen e djeshme në media ku pretendohej se kishin nisur hetimet ndaj Erion Ismailit me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranë.

Në media pretendohej se dosja e cila është nën hetim nga prokurorja e Tiranës Suela Salavaci ka të bëjë me një denoncim ku thuhet se Ismaili ka marrë rryshfet 10 mijë euro çdo muaj për të lejuar një call-center të kryente lirisht veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europianë.

Por, në një njoftim për mediat, Prokruria e Tiranës thotë se nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, duke marr shkas nga interesimi i mediave të ndryshme, si edhe nga lajmet që kanë qarkulluar nëpër media dhe portale mediatike, në lidhje me shtetasin Erion Ismaili me detyrë Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, vlerëson të nevojshme që të informojmë opinionin publik që ky lajm nuk është i vërtetë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë , nuk ka filluar veprime hetimore ndaj shtetasit Erion Ismaili në lidhje me çështjen penale nr.2306 të vitit 2023, ku rezultojnë të arrestuar shtetasit E.S, F.Q dhe M.K.

Kërkojmë mirëkuptimin e medias, që para se të publikojë lajme që i përkasin çështjeve penale, që po hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të kërkojë informacion në mënyrë zyrtare, me qëllim informimin e saktë të opinionit publik.


Video