Dosja "ERION VELIAJ"/ Kryebashkiaku i Tiranës merret zyrtarisht i pandehur!

23 July 2025, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja "ERION VELIAJ"/ Kryebashkiaku i Tiranës merret zyrtarisht i
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Një ditë më parë edhe biznesmeni Elman Abule u mor zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë, njëri prej tyre, Elman Abule, i cili mbahet në masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.

Ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar një ditë më parë pas informacioneve për marrjen të pandehur të tij.

Njoftimi i akuzës, sipas avokatëve, do t’i japë për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe të analizojë provat e prokurorisë.


Video