Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja!

23 July 2025, 08:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit,

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së hënës në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua 58-vjeçare, e identifikuar me inicialet F. B.

Ngjarja ndodhi kur automjeti, për shkaqe ende të paqarta, humbi kontrollin dhe goditi fasadën e lokalit, pranë të cilit ndodhej edhe e dëmtuara.

Ajo ka pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Pukës. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Video