Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Pronari i një restoranti në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë është dhunuar me grushte nga disa persona.
Bëhet fjalë për shtetasin L.K, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe pasi është shoqëruar në spital, ka lënë ambientet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23.00. Policia ka identifikuar autorët e dyshuar, teksa pritet të dalë me komunikatë zyrtare.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.