Djali në Tiranë i grabit kasafortën babait të mbushur plot me euro, pound, lekë dhe bizhuteri

13 May 2023, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djali në Tiranë i grabit kasafortën babait të mbushur plot
Paratë e sekuestruara

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka kryer vjedhje në banesën e babait të tij.

Mësohet se i riu ka vjedhur në banesën e babait në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Policia e kryeqytetit informon se nga komisariati i Policisë Nr. 3, u zhvillua operacioni policor i koduar “Kasaforta”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video