Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në Tiranë po zhvillohet dita e 82 e protestës kundër qeverisë Rama.
Në fjalimet para Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.
“Është frymëzuese të shohësh për 82 ditë me mijëra shqiptarë që protestojnë pa u ndalur dhe me një qëllim që është dorëheqja e qeverisë dhe kreut të saj Edi Ramës. Për 82 ditë janë artikuluar me dhjetëra kërkesa e probleme që hasemi çdo ditë. Por kërkesa kryesore është dorëheqja e qeverisë. Ne kërkojmë anulimin e ligjeve për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e paketës së maleve…Dorëheqja e Ramës qëllimi kryesor, dhe më pas i hapet rruga qeverisë tranzitore”, tha njëri nga aktivistët.