“Dil nga makina”, dalin PAMJE të reja nga momenti i ARRESTIMIT të Ilir Metës!

22 October 2024, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dil nga makina”, dalin PAMJE të reja nga momenti i ARRESTIMIT
Ilir Meta

Tjera pamje janë publikuar nga momenti i arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme.

Sipas një video të publikuar në rrjetin social “TikTok”, mjeti me të cilin Meta po vinte për në Tiranë është rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë të maskuar dhe i kërkojnë atij të dalë nga makina.

Gjithashtu dëgjohet që efektivët e Policisë, i kërkojnë qytetarit të heqë telefonin.

Ndërkohë që Meta, i cili ishte ulur në sendiljen e pasme, është tërhequr zvarrë nga makina e tij.

Ky i fundit dallohet qartë pasi ka veshur një bluzë ngjyrë të gjelbër, teksa efektivët e shtrijnë në tokë. Raportimet paraprake janë se Meta ka tentuar që të bëjë rezistencë.

Kjo gjithashtu u konfirmua nga Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm se ish-presidenti nuk zbatoi vendimin e Gjykatës dhe për këtë arsye, agjentët u detyruan të përdorin forcë. 


Video