Dhoma e hotelit përfshihet nga flakët në Divjakë, humb jetën pronari (EMRI)

29 September 2022, 11:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Dhoma e hotelit përfshihet nga flakët në Divjakë, humb
Pamje e hotelit

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi është asfiksuar nga tymi për shkak se dhoma e hotelit në pronësi të tij, ku ai po qendronte është përfshirë nga zjarri.

Viktima është shtetasi Llambri Marku, 60 vjeç dhe ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mbrëmjes së djeshme.

"Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur." thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Video