Nëndrejtoresha e Spitalit të Elbasanit dhe një zyrtare e institucionit janë dënuar për shpërdorim detyre, ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Burime bëjnë me dije se nëndrejtoresha e Spitalit, Anila Ballhysa, e cila ka qenë edhe kryetare e Komisionit të Tenderimit së bashku me një zyrtare të këtij komisioni janë shpallur fajtore për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Anila Ballhysa dhe zyrtarja e spitalit kanë dhënë pa konkurs tenderin për oksigjenin gjatë periudhës së pandemisë. Pasi dosja është shqyrtuar nga GJKKO, togat e zeza kanë dënuar me 6 muaj burg ish-nëndrejtoreshën e Spitalit të Elbasanit, si dhe 3 vjet për të mos pasur të drejtë të ushtrojë asnjë funksion në Administratën Publike.