Polcia e konsideron të zbardhur vrasjen e Ardian Nikulajt duke u shprehur e bindur 100% se ajo ka ndodhur për gjakmarrje, teksa ka shpallur në kërkim 6 persona, 5 prej të cilëvetë huaj, dhe Edmond Haxhiajn që dyshohet edhe si porositësi dhe organizatori i këtij krimi.
Ditën e djeshme, policia gjeti të braktisur në një përruar në fshatin Kakarriq edhe motorin e përdorur nga vrasësi portugez ditën e krimit.
Por, sërish në rrjet nuk mungojnë teoritë e konspiracionit duke hedhur dyshime mbi këtë ngjarje.Në disa faqe në rrjetin social TikTok janë hedhur dyshime se motori nuk është i njëjti, ndërsa edhe në pamje të parë ka disa detaje që nuk përkojnë.
Detaji i parë është targa, ku tek motori i vrasësit targa ka vetëm një flamur në ngjyrë blu, ndërsa tek motori i gjetur nga Policia janë dy shirita blu në të dy cepat. Një detaj tjetër janë edhe pasqyrat që mungojnë tek motori i gjetur nga Policia.
Detaje të tjera ku aludojnë në rrjetet sociale janë edhe forma e motorit, gjerësia e gomës, forma e marmitës, susta tek marmita apo edhe parafangot.



