Detajet e reja nga aksioni i policisë: Gjendet kokainë dhe përzierës në Qerekë, zbulohet laborator droge te “Kodra e Diellit”

15 November 2024, 22:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detajet e reja nga aksioni i policisë: Gjendet kokainë dhe
Pamje nga aksioni i policise

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar nga policia shqiptare, në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet spanjolle kundër një grupi të strukturuar kriminal.

Kontrolle janë zhvilluar jo vetëm tek “Kodra e Diellit 2”, por edhe në Qerekë të Fushë Krujës.

Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi.

Është gjetur sasi kokaine tek një banesë ne Qerekë dhe përzierës, si edhe një laborator droge.  

Edhe te ‘Kodra e Diellit 2’ dyshohet për laborator droge.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se të ndaluarit kanë bashkëpunuar edhe me grupe të huaja kriminale.


Pamje nga aksioni i policisë në Qerekë

Në këtë aksion, i kanë ardhur në ndihmë policisë shqiptare edhe organe ligj-zbatuese ndërkombëtare.

Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Tiranës për këtë çështje

Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.


Video