Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.
Aksioni po zhvillohet te zona e njohur si "Kodra e Diellit 2" por edhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit ku ka prezencë të lartë të policisë.
Mendohet se operacioni i policisë ka në shënjestër eksponentë të krimit, dhe shpërndarës të kokainës. Momentalisht raportohet për disa persona të arrestuar.
Operacioni është duke u zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjenci të huaja ligjzbatuese dhe ka për qëllim goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.