Detaje të reja nga zjarri në Durrës/ Zjarrëfikësi: Mund të ketë qënë e qëllimshme

27 December 2025, 16:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje të reja nga zjarri në Durrës/ Zjarrëfikësi: Mund

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të shtunë në një parking në sektorin “Rinia” në Durrës.

Zjarrfikësi, Nadir Kapaj, thekson se autobusët e djegur ishin të mbushura me bidona naftë dhe goma.

Sipas tij mbetet e hapur pista se zjarri mund të këtë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që theksoi se zjarri është fikur.

“Autobusët nuk janë në përdorim, ishin te mbushur me goma, me bidona nafte, lëndë plastike te djegshme. Mbetet dhe alternativa të ketë qene e qëllimshme”, tha ai.


Video