Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin, viktima është identifikuar si, Preng Gjoni.
Viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër.
Dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.
Sakaq, ai u dërgua në spital me makinë private dhe pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton në lidhje më këtë ngjarje tragjike.
Ndërkohë dy ditë më parë, edhe një i ri, Emiliano Frroku, humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.