DETAJE/ Pengmarrja e SHQIPTARIT nga Kosova në Vlorë, shkak 70 mijë EURO të papaguara nga pazare droge!

12 December 2025, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Pengmarrja e SHQIPTARIT nga Kosova në Vlorë, shkak 70
Banesa e Julian Zogajt në Vlorë

Në foto është banesa e Julian Zogajt në Vlorë ku është mbajtur peng për 2 javë, që prej datës 28 nëntor, Fisnik Xhaka 39 vjeç nga Kosova.

Në derën e apartamentit ndodhej një kamer për të parë nga brenda se kush ndodhej jashtë.

Gjithashtu ambienti është i pajisur me kamera sigurie.

Apartamenti ndodhej rreth 300 metra larg komisariatit të Vlorës.

Sakaq është bërë me dije se Xhaka kishte dalë garant tek 3 pengmarrësit që disa persona ne Europë te merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro pa e paguar dhe se lekët do i paguanin më vonë.

Pagesa nuk është bërë dhe 3 personat e arrestuar kanë marrë peng Fisnik Xhakën duke i kërkuar 70 mijë eurot për të cilat ai kishte dalë garant.

Fisnik Xhaka nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë.


Video