Detaje nga plagosja me thikë në Pogradec, sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, arrestohet autori

21 September 2026, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje nga plagosja me thikë në Pogradec, sherri ka ndodhur mes dy

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me thikë ditën e sotme në Pogradec.

Sherri ka ndodhur mes dy kushërinjve, me mbiemër Çela.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plagë në shpatull.

Sakaq autori është shoqëruar nga forcat e policisë dhe po dërgohet në komisariatin e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

 


Video