Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, flet nëna e Aurora Tilës: Ulja e dënimit për autorin është i papranueshëm!

21 September 2026, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, flet nëna e Aurora

Gjykata e Apelit e Bolonjës e uli nga 17 në 15 vjet dënimin për autorin e vrasjes së Aurora Tilës, 13-vjeçares shqiptare që humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, pasi ish i dashuri e hodhi nga ballkoni. Gjatë një interviste në emisionin "Verissimo", Morena Corbellini, nëna e vajzës foli për vendimin. Ajo tha se momenti kur u shpall verdikti mbetet më i vështiri. 

“Kur u lexua dënimi, ndjeva dhimbje të madhe, dhimbje të pafundme, një disfatë. Besoja aq shumë në drejtësi, dhe sot nuk besoj më në të . Ka aq shumë zhgënjim dhe aq shumë zemërim."- thotë nëna e vajzës, duke përshkruar një rënie jo vetëm personale, por edhe të besimit në institucione. 


Video