Detaje nga aksidenti tragjik në Dukat, fugoni ishte me punonjës, 3 prej tyre nga e njëjta familje (EMRAT)

26 July 2026, 08:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga aksidenti tragjik në Dukat, fugoni ishte me punonjës, 3
Pamje nga aksidenti

Një viktimë dhe 4 të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti në Vlorë.

Një furgon me punonjës ka humbur kontrollin orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit. 

Dyshohet se punëtorët ishin nisur nga Tirana drejt bregdetit.

Përplasja ka qenë aq e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe një person tjetër. 

Të plagosurit u transportuan me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Video