Detaje të raja nga bllokimi i spitalit privat "International Medicare", që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”, pasi kanë fshehur 1 milionë euro fitime.
Policia arrestoi administratorin e kompanisë, si dhe janë shpallur në kërkim dy ortakët e tjerë.
VoxNews ka mësuar se në pranga është vënë administratori i spitalit, Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim pronari turk Bilal Kara, 45 vjeç, si dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe.
VoxNews në spitalin privat 'Medicare' në Tiranë, pjesë e 'Sante Plus Group'. Në ambientet e spitalit nuk ka asnjë njeri, vetëm një makinë e parkuar siç duket dhe nga video e mëposhtme.
Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara.

Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.
Pronari turk, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, rezultojnë të jenë jashtë territorit shqiptar.
Video e bllokimit të spitalit "Medicare":
Hetimet disamujore zbuluan se subjekti i cili ka ndryshuar emrirn në Internacional Medicare Hospital, kishte fshehur fitime mbi 1 milion euro dhe përdorte produkte të ndaluara për shërbimet shëndetësore.

Gjithashtu, u konstatua se ishin punësuar persona pa siguruar dhe se po kryhej evazion fiskal./VoxNews