Një thirrje urgjente për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e Vox News lidhur me një rast të rëndë të braktisjeje të tre fëmijëve në zonën e plazhit në Durrës.
Sipas informacionit të raportuar, tre të mitur të moshave rreth 8–12 vjeç dyshohet se jetojnë të vetëm, pa praninë dhe kujdesin e prindërve prej disa ditësh.
Denoncuesit bëjnë me dije se për situatën është njoftuar policia, por nuk ka pasur asnjë reagim konkret, me arsyetimin se rasti nuk përbën detyrë të saj.
Ndërkohë, nga fotot e dërguara në redaksi, fëmijët shihen duke jetuar në kushte të rënda, në një banesë të rrëmujshme dhe të papastër, të papërshtatshme për shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Vox News u bën thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë pa vonesë dhe të verifikojnë me urgjencë këtë situatë, për të garantuar sigurinë, mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve.