Dëmtime në tru dhe thyerje kockash, kjo është Joy nga Kenia si dukej para se të tentonin ta vrisnin (Foto)

10 November 2022, 13:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dëmtime në tru dhe thyerje kockash, kjo është Joy nga Kenia

Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i 22-vjeçaren nga Kenia, e cila që prej 14 gushtit ndodhet e shtruar  në spitalin e Trumës në gjendje të rëndë.

Joy ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.

Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru. 22-vjeçarja punonte në nga kaziontë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.

Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës. Theksojmë se vajza ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Si duket tani e shtrirë në spital:


Dhunimi

E reja, e cila punonte në një kazino në Tiranë, u gjet me brinjë e kocka të thyera pranë banesës së saj dhe u dërgua tek Trauma ku ndodhet në gjendje kome. Nëna e vajzës e cila njihej me emrin Joy ka kërkuar fonde dhe ka nisur procedurat për ta dërguar jashtë për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore.

Sipas Spitalit të Traumës, pacientja me iniciale (V) S.A.A., është paraqitur në spital rreth tre muaj më parë në gjendje të rëndë shëndetësore, (gjendje kome), është trajtuar nga stafi mjekësor dhe vlerësuar si gjendje e rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar./VoxNews



Video